KRYEFAQJA » LAJME » Shërthimi në dyqanin e celularëve, arrestohet punonjësi

Shërthimi në dyqanin e celularëve, arrestohet punonjësi

Policia ka arrestuar 34-vjeçarin Gentian Hoxha i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi një ditë më parë në dyqanin e celularëve në rrugën “Qamil Guranjaku”. Hoxha, i cili ishte punonjës në dyqanin e celularëve u arrestua për armëmbajtje pa leje. Një ditë më parë grupi hetimor gjeti 3 detonatorë dhe sekuestroi një lap top dhe disa celularë që mendohet se 34 vjeçari Gentian Hoxha, do ti montonte. Pas shpërthimit, policia ushtroi disa kontrolle në zonën e “Ali Demit”, ku mendohet se janë larguar edhe pjestarët e tjerë të rrjetit që mendohet se merrej me prodhimin dhe shitjen e minave të telekomanduara me celular. 34- vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës pas dëmtimeve që mori nga shpërthimi.