KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sherr me armë në Kale të Frances, 5 të plagosur

Sherr me armë në Kale të Frances, 5 të plagosur

Të paktën pesë persona janë qëlluar me armë në qytetin port Kale të Francës, pas një sherri të madh mes migrantëve afganë dhe atyre nga Eritrea. Katër eritreanë të moshës nga 16 deri në 18 vjeç janë në gjendje kritike për jetën, dhe janë dërguar në spital vendor për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Një person tjetër u dërgua në një spital pranë Lilës për shkak të plagëve shumë të rënda që kishte marrë. Të paktën 13 persona u plagosën pasi u goditën me shkopinj hekuri. Ministri i brendshëm francez shkoi në Kale gjatë natës, dhe u shpreh se përplasjet kishin qenë shumë serioze. Sipas tij, një prej të plagosurve ishte goditur me plumb prapa qafe. “Ka një përshkallëzim dhune e cila është bërë e padurueshme si për banorët e Kalesë ashtu edhe për migrantët” tha ai. Sherri, i cili zgjati për dy orë, filloi në rrethinat e qytetit jugor, ku migrantët po prisnin në radhë për ushqim. Ai filloi kur një afgan qëlloi me armë. Në të u përfshinë rreth 30 afganë dhe 100 migrantë nga Eritrea. Ndërkohë, një sherr i dytë shpërtheu në një zonë industriale rreth 5 kilometra larg vendit ku nisi sherri i parë, ku policia ndërhyri për të mbrojtur migrantët afganë të cilët u përballën me rreth 150 deri në dyqind migrantë nga Eritrea.

Sicred