KRYEFAQJA » LAJME » Shërbimet publike në Shqipëri në nivel mesatar
Harito, milena, ministrja, vendi, politike

Shërbimet publike në Shqipëri në nivel mesatar

Një studim i Institutit për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi ka matur performancën e institucioneve në ofrimin e shërbimeve publike për periudhën Shtator-Dhjetor 2016. Sipas gjetjeve të këtij studimi gjendja e përgjithshme e ofrimit të shërbimeve publike paraqitet në nivel mesatar, e vlerësuar me 77 nga 100 pikë. Institucioni i cili është vlerësuar me pikët më të larta, duke performuar në nivele “Afër Standardit”, është Qendra Kombëtare e Biznesit, e ndjekur nga drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Me pikët më të ulta është vlerësuar Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP). Sipas studimit ky është i vetmi institucion që ka përformuar në nivelin “Dobët”. Gjatë një ceremonie ku u shpërndanë çmime për institucionet me performancën më të mirë ishte e pranishme edhe Ministrja e Shtetit për administratën publike, Milena Harito.

Sicred