KRYEFAQJA » LAJME » Shërbime online për heqjen e burokracive

Shërbime online për heqjen e burokracive

Qeveria shqiptare është angazhuar për të vijuar me reformën në shërbimet publike, me qëllim reduktimin e burokracive për qytetarët dhe sipërmarrjet. Gjatë një bashkëbisedimi me fermerë sipërmarrës bujqësor dhe operatorë turistikë zv.kryeministrja, Senida Mesi ministri i mjedisit Blendi Klosi dhe ministri i Bujqësisë Niko Peleshi prezantuan fazën e parë e proçesit të thjeshtimit të proçedurave. “Duke gjetur dokumentacionin pranë portalit e-albania, duke komunikuar me institucionet e tjera publike apo edhe duke bërë verifikimin në terren. Kjo është ajo lehtësia që duhet ti ofrojmë qytetarëve. Ata duhet ta kenë mëndjen të punojnë, të nxisin sipërmarrjen, të na ndihmojnë ne duke punësuar sa më shumë individë për të siguruar rritje ekonomike” theksoi zv,kryeministrja, Senida Mesi ndërkohë që ministri i Bujqësisë Niko Peleshi tha se “në masën 63% në gjithë dokumentacionin e kërkuar për lejet e peshkimit apo vetrinarisë , grantet, leje, liçensa që lidhen me sigurinë ushqimore vertetime të caktuara apo të tjera”. Ndërkohë ministri Klosi tha se për ti ardhur në ndihmë qytetarëve po proçedohet me marrjen e dokumentave online. “Dokumenta të tilla tashmë me detyrim ofrohen nga e-albania duke bërë në total plot 1400 dokumente në vit të cilat reduktohen nga raporti i komunitetit. Duke reduktuar në masë të madhe numrin e kontakteve të panevojshme”. Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ka rreth 15 mijë liçenca aktive ndërsa ministria e Bujqësisë 4 mijë liçenca dhe ka bërë një punë shumë pozitive në reduktimin e dokumenteve që kërkohen në të gjithë zinxhirin e punës të çdo fermeri.

Sicred