KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Shërbëtoret” franceze në skenën shqiptare

“Shërbëtoret” franceze në skenën shqiptare

Regjisori Kiço Londo ka zgjedhur një ekip aktoresh të reja për të sjelle tek publiku një prej perlave të dramaturgjisë bashkëkohore franceze. Është shfaqja “Shërbëtoret” shkruar nga Zhan Zhenet. Ajo vjen në Teatrin Eksperimental nën interpretimin e Laura Nezhës, Dasara Xhangollit dhe Ilirda Bejlerit të shtunën në mbrëmje. E konsideruar si një nga veprat me thellime psikologjike, edhe trajtimi regjisorial ka qene i tillë duke patur parasysh sfidat e një teatri shumëplanësh siç është ai që firmos Jean Genete.
“Ajo që mendoj unë që ka qënë sfidë shumë e madhe, është jo vetëm fakti që luhet teatër brenda teatrit, por luhet tripleks, teatër, brenda teatrit në teatër” thotë regjizori Kiço Londo. Sipas tij brenda thjeshtësisë së aksionit, shfaqja është mbushur me një psikologji tepër tepër të thellë të personazheve.
Dy shërbëtore urrejnë dhe dashurojnë se bashku, zonjën e tyre. Një nga shërbëtoret është Laura Nezha e cila përpiqet të gjeje tek roli i saj gjithë fshehtësitë dhe relievet psikologjike që ka krijuar autori me një gjenialitet të vlerësuar nga kritika botërore.
“Kjo është një nga ato dramaturgji që në vetvete veçohet. Zhan Zhenet edhe pse nuk jetoi gjatë ka lënë kryevepra një prej tyre është dhe kjo që ne kemi fatin të jemi pjesë”.
Autori Zhan Zhenet në këtë vepër vendos kundër eksperimentin social me rezistencat molekulare, mendimin dhe veprimin shkatërrues të kohës tonë.
“Shërbëtoret” është produksioni i parë që do të konkurojë edhe në Festivalin e Teatrit Francez që do të organizohet në bashkëpunim me ambasadën franceze në Tiranë.

Sicred