KRYEFAQJA » LAJME » Shënohet viktima e parë nga i ftohti në Korçë

Shënohet viktima e parë nga i ftohti në Korçë

Reshjet e dëborës si dhe temperaturat nën zero që kanë përfshirë rajonin jug-lindor të Korçës, kanë shkaktuar viktimën e parë. Një 55-vjeçar ka humbur jetën teksa po lëvizte me biçikletë, ku dyshohet se nga i ftohti ka pësuar atak kardiak. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ravonik, ku Jani Poda pësoi atak kardiak, teksa ishte dukë lëvizur me biçikletë. 55-vjeçari është gjetur i pajetë nga banorët e fshatit, ndërsa nuk dihet nëse vuante nga ndonjë sëmundje, apo ishin temperaturat e ulëta shkaku.
Ministria e Shëndetësisë prej dy ditësh ka nisur një fushatë sensibilizuese, ku kërkon rritjen e kujdesit nga qytetarët, për shkak të temperaturave të ulëta.

 

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com