KRYEFAQJA » LAJME » Shëngjin, ndalohet shtetasi kosovar, tregëtonte prodhime të jashtëligjshme mishi
Shëngjin, ndalohet shtetasi kosovar, tregëtonte prodhime të jashtëligjshme

Shëngjin, ndalohet shtetasi kosovar, tregëtonte prodhime të jashtëligjshme mishi

Policia e Lezhës njoftoi se arrestuar në flagrancë shtetasi Arsim Çurdina, 55 vjeç, banues Kosovë. Ai është ndaluar në qytetin e Shëngjinit, pasi është kapur me mjetin e tij duke tregtuar në disa lokale një sasi prej 528 kg produkte mishi. Ato ishin prodhuar në mënyrë të kundraligjshme në një ambient në Tiranë, jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve. Për më tepër sipas policisë prodhimet shiteshin pa faturë tatimore , duke fshehur të ardhurat. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, për të gjithë subjektet tregtarë dhe personat e përfshirë.

Sicred