KRYEFAQJA » LAJME » Shëndeti mendor, 1 psikiatër për 110 mijë banorë

Shëndeti mendor, 1 psikiatër për 110 mijë banorë

Sëmundjet dhe shqetësimet në lidhje me shëndetin e mendjes kanë mbetur jashtë kontrollit mjeksor. Shkak për këtë është bërë rritja e shpejtë numerike e tyre si dhe frekuenca e hasjes ndërkohë që numri i mjekëve psikiatër është minimal. Në një intervistë për RTSH, psikiatrja Arjana Rreli thotë se qendra komunitare nr.3 ku ajo punon mbulon një zonë prej 320 mijë banorësh me vetëm tre mjekë psikiatër. “Zona jonë mbulon një zonë prej 320 mijë banorësh minimalisht ku shërbejnë 3 psikiatër. Ka 3500 kartela. Shifra me të cilën ne mbyllem vitin ishte 7500 vizita në total. Shërbimi nuk mund të jetë në maksimumin e vet pasi ky fluks vizitash cënon cilësinë”. Përveç cënimit të rezultateve, doktoreshë Rreli sqaron se me këtë ritëm vizitash nuk mund të funksionoje as vetë truri i mjekut dhe gabimet mund të kushtojnë shtrenjtë. “Ky është edhe vet një konsum mjeksor i cili ka edhe ai limitet e veta të funksionimit gjë që tregon për një kosto që sjell fenomenin bërnaut që quhet ose të djegies së kuadrit që uk mund të jetë më në cilësinë e vet të jetesës në një kohë të dytë, të marrë faturen e këtij fluksi shërbimesh që ka dhënë”. Kontrolli i kësaj sëmundshmërie pasojat e së cilës po i përcjellim kronikisht në lajme nëpërmet ngjarjeve tragjike të vrasjeve dhe vetvrasjeve është akoma më i dobët në rrethe. “Në rrethe situata është edhe më e rëndë sepse ato kanë zona shumë më tepër të gjëra mbulimi dhe aq më tepër që i duhet të mbuloje zona të largëta që janë shumë pak të arritshme për shërbimet për pamundësinë që kanë dhe të mos themi që ka rrethe që nuk kanë fare shërbime dhe që detyrohen që kto shërbime ti marrin në rrethin më të afërt që kanë. Por rastet mund të jenë urgjente dhe nuk mund të presin kohë”. Sipas monitorimeve të OBSH, sistemit shëndetësor shqiptar i duhen domosdoshmërisht 300-500 mjeke psikiatër dhe punonjës sociale për kujdes psikologjik ndaj problemeve të shëndetit të mendjes ndërkohë që vetëm sëmundja e skizofrenisë llogaritet të ketë prekur 7-8% të popullates.

Sicred