KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shëndeti i Trampit, mjeku : “Në përgjithësi shëndeti i presidentit është në gjendje shumë të mirë”
Tramp: Nuk ka limit kohor për denuklearizimin e Koresë së Veriut

Shëndeti i Trampit, mjeku : “Në përgjithësi shëndeti i presidentit është në gjendje shumë të mirë”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përfunduar “jashtëzakonisht mirë”, testimin për harresën, i cili ishte kryer javën e kaluar, pas kërkesës së Shtëpisë së Bardhë, për të vërtetuar shëndetin e tij mendor, thanë doktorët e Trump. Mjeku, Ronny Jackson, i cili ka përcjelle kontrollin e tij fizik gjatë javës së kaluar, ka thënë se Trump ka fituar shumë pikë, në një testim të dizajnuar për të kuptuar shenjat e para të humbjes së kujtesës. Ndonëse 71 vjeçari Trump, është mbipeshë, duhet të ketë një regjim në ushqim dhe të ushtrojë më shumë “në përgjithësi shëndeti i presidentit është në gjendje shumë të mirë”, ka thënë Jackon, i cili ka parashikuar se Trump do të vazhdojë të jetë i shëndetshëm gjatë periudhës sa do të jetë në presidencë. “Është gjenetike”, ka thënë Jackon. “Ai ka gjene jashtëzakonisht të mira dhe kjo është mënyra si Zoti e ka krijuar atë”, ka shtuar ai. Presidentët amerikanë nuk kanë kryer zakonisht teste të tilla, gjatë kontrolleve mjekësore. Mirëpo Jackson ka thënë se një gjë e tillë është kërkuar nga presidenti Trump, pasi vazhdimisht po përballet me pyetje për gjendjen e tij mendore.

Sicred