KRYEFAQJA » LAJME » Shëndetësi: Vetëm 70 përqind e shëndetit mendor i mbuluar

Shëndetësi: Vetëm 70 përqind e shëndetit mendor i mbuluar

Mungesa e kontrollit mbi të sëmurët mendor vjen si pasojë e mungesës së mjekëve psikiatër në raport me popullatën dhe mbulimit jo të plotë të territorit. Në përgjigje të vëzhgimit të bërë nga RTSH mbi problematikën e mbulimit të shëndetit mendor në vend, ministria e shëndetësisë thotë se kjo sëmundshmëri mbulohet deri në masën 70%. “Kto mbulojnë rreth 70% të popullsisë por me një ngarkesë siç është identifikuar të personave që kanë nën varësi ne synojmë që të tkurrim këtë ngarkesë”. Sot harta e shërbimeve për të sëmurët mendor përmbledh 480 shtretër në spitalet psikiatrike Elbasan dhe Vlorë, dy pavione për fëmijë dhe të rritur brenda QSUT dhe spitalit Shkodër si dhe 9 qendra komunitare të shëndetit mendor dhe shtëpi të mbështetura. “Ndërkohë sipas përllogaritjeve duhet të jenë 20 të tilla në 2022. Numri i shtetërve është parashikuar 15 shtretër për 150 banorë, kjo referuar pavioneve që duhet të ngrihen pranë spitaleve rajonale”. Nga të dhënat e verifikuara nga RTSH për mbulimin e shëndetit mendor, 1 mjek psikiatër në Tiranë mbulon një territor prej 110 mijë banorësh me një ngarkesë pune 30-40 vizita në ditë.

Sicred