KRYEFAQJA » LAJME » Shëndetësi, ishemitë dhe hemoragjitë cerebrale gjithnjë e më të pranishme tek shqiptarët

Shëndetësi, ishemitë dhe hemoragjitë cerebrale gjithnjë e më të pranishme tek shqiptarët

Shifrat e të prekurve nga ishemitë dhe hemoragjitë cerebrale janë të larta krahasur me periudhen e verës në të cilën ndodhemi, ku sipas mjekëve, numri duhet të bjerë për shkak të zgjerimit që pësojnë enët e gjakut në këtë kohe. Mjekja neurologe Entela Basha thotë se në spitalin neurologjik në QSUT “Gjatë muajve qershor dhe korrik numri i të prekurve nga aksidentet cerebrale ka shkuar mesatarisht 120 – 130 raste në muaj, ku 70 përqind janë ishemi dhe 30 përqind e tyre janë hemoragji”.
Por cilat janë simptomat e para të këtyre sëmundjeve neurologjike që instalohen në mënyrë akute e që nuk duhen neglizhuar? “Simptomat e para të këtyre dy sëmundjeve neurologjike me pasoja të rënda janë problemet me tensionin e larte, humbje të ekuilibrit, dhimbje e fortë e kokës, mpirje e gjymtyrëve, e njërës këmbë apo e njërës dore, që shpesh qytetarët i neglizhojnë duke u mos u paraqitur në kohë tek mjeku” spjegon mjekja neurologe Basha.
Ajo thotë se fatkeqësisht pacientët shqiptarë nuk vijnë brenda 3-4 orëve të para të këtyre shenjave duke rrezikuar kështu invaliditetin dhe mospërfitmin nga terapitë e reja rikuperuese që aplikohen në spitalin neurologjik në QSUT. “Shqipëria ende nuk ka numrin e mjaftueshëm të pacientëve që mbërrijnë në shërbimin e urgjencës brenda 3 orëve të para, afat ky që do ti jepte shumë shance pacientit për tu rikuperuar falë terapive të reja që kanë hyrë që prej janarit në shërbmin neurovaskular” thotë mjekja neurologe Entela Basha. Ajo kujton se në spitalin neurologjik në QSUT ” …kryejme procedurën e trombolizës. Me anë të një medikamenti që e fusim nëpërmjet rrugëve venoze, arrijmë që të parandalojmë evolucionin e këtyre shenjave, ose regresin e këtyre shenjave. Duke çuar më pas në zvogëlimin e ishemisë që mund t’i ndodhte të sëmurit”. Sipas mjekes aksidentet vaskulare po prekin gjithnjë e me shumë moshat e reja, 30-40 vjeç. Ato, renditen në vend të dytë për sa i përket shkakut të invaliditetit të popullatës dhe në vendin e tretë për sa i përket vdekshmërisë.

Sicred