KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shën Petersburg, gati sfida Rusi – Egjipt
Shën Petersburg, sot gati sfida Rusi - Egjipt

Shën Petersburg, gati sfida Rusi – Egjipt

Rusia dhe Egjipti vijnë në ndeshjen e tyre në Shën Petersburg me emocione të ndryshme pas ndeshjeve të tyre të para në botërorin Rusi 2018.

Vendasit u ballafaquan me presionin e ndeshjes hapëse . Edhe tifozët më të apasionuar të Rusisë nuk e kishin parashikuar atë fitore 5-0 kundër Arabisë Saudite. E të gjithë tani presin një tjetër tri pikësh, të cilat mund të jenë të mjaftueshme për të kaluar grupin. Lojtarët nuk është se janë duke fjetur mbi dafina. Të gjithë në kampin rus e kanë lënë pas fitoren dhe mendojnë për Egjiptin, i cili është një histori krejtësisht e ndryshme. Me ose pa Mohamed Salah në fushë, lojtarët janë të vendosur të luftojnë fort dhe të sigurojnë një tjetër fitore për të kaluar në fazën tjetër të botërorit.

Egjipti, nga ana tjetër, nuk ka kohë për të humbur. Fatmirësisht për ta, Mohamed Salah duket i vendosur të rikthehet në fushë. Rikthimi i tij në fushë do të jetë si një talisman, pra fatsjellës për faraonët, të cilët duan të harrojnë shijen e hidhur të atij goli të pësuar nga Uruguaji në fund të ndeshjes. Humbja me Uruguajin ju ka imponuar një ide të qartë egjiptianëve: Fitoja ndaj Rusisë është e vetmja shpresë për ta. Traineri Hektor Kuper, megjithë gatishmërinë e Salah për të luajtur është me dhimbje koke, nëse duhet t’i besojë fatin e ndeshjes këmbëve të sulmuesit apo jo.

RTSH po i sjell të gjitha takimet e “Rusi 2018” pa pagesë në kanalet RTSH 1 HD dhe RTSH SPORT si dhe në live stream brenda territorin shqiptar. Për të apasionuarit është edhe aplikacioni RTSH Tani në telefonat celularë.

Sicred