KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shën Petërburg, vazhdojnë hetimet për sulmin në metro
Shën Petërburg, vazhdojnë hetimet për sulmin në metro

Shën Petërburg, vazhdojnë hetimet për sulmin në metro

Rusia ende nuk ka një përgjigje të qartë se kush qëndron pas sulmit me bombë në metronë e Shën Petërburgut. I dyshuari besohet se është një aziatik rreth të njëzetave, ndërsa ka raportime jozyrtare se  një i dyshuar është vetëdorëzuar në polici për të deklaruar se nuk është ai fajtori. 11 persona gjetën vdekjen dhe rreth 50 të tjerë u plagosën, si pasojë e shpërthimit në një tren. Një mjet plasës i pashpërthyer u gjet dhe u neutralizua më pas nga forcat e sigurisë. Kryeministri rus Dimitri Medvedev, në një postim në Facebook, e cilësoi një sulm terrorist, por hetimet po fokusohen edhe në pista të tjera, si ajo e sulmit nga nacionalistë çeçenë.

Sicred