KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shen Petërburg, ndalohet autori i sulmit në supermarket
Shen Petërburg, ndalohet autori i sulmit në supermarket

Shen Petërburg, ndalohet autori i sulmit në supermarket

 

Autori i sulmit të supermarketit në Shën Petërburg ku u shënuan 18 të plagosur të mërkurën në qytetin e dytë të Rusisë është arrestuar, njoftuan shërbimet ruse të sigurisë, FSB. “Organizatori dhe personi i shpërthimit të një mjeti artizanal shpërthyes më 27 dhjetor në një supermarket në Shën Petërburg u arrestua gjatë një operacioni të posaçëm të FSB më 30 dhjetor”, u bë e ditur në një deklaratë. Një burim i afërt me këtë çështje i pyetur nga agjencia “Interfax” njoftoi se i dyshuari ishte një banor i Shën Petërburgut 35 vjeç me emrin Dmitri Loukianenko dhe se ishte anëtar i lëvizjes nacionaliste okultiste “Brezi i ri”. Tetëmbëdhjetë persona u plagosën gjatë shpërthimit të së mërkurës në mbrëmje, të një bombe artizanale e vendosur në një raft të supermarketit në Shën Petërburg. Tetë prej të plagosurve vijojnë të shtruar në spital.

Sicred