KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shen: Fjalimi i Xi Jinping-ut tregon vullnetin e Kinës për vazhdimin e hapjes
Shen: Fjalimi i Xi Jinping-ut tregon vullnetin e Kinës për vazhdimin e hapjes

Shen: Fjalimi i Xi Jinping-ut tregon vullnetin e Kinës për vazhdimin e hapjes

Fjalimi i presidentit Xi Jinping në ceremoninë e hapjes të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës theksoi rolin kyç të politikës së Reformës e Hapjes në Kinë dhe tregoi vullnetin e Kinës për të ndarë përgjegjësinë për nxitjen e frymës së bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta në botë. Vlerësimi është bërë nga Presidenti i Grupit Mediatik të Kinës(CMG) Shen Haixiong gjatë një fjalim në Forumin Ndërkombëtar të Medies dhe Instituteve Studimore të Biznesit “Hongqiao”, të zhvilluar të hënën në Shangai.
“Nëse fjalimi i presidentit Xi në Guangdong shënoi një hap të ri në përpjekjet e Kinës për të thelluar reformat, fjalimi në Ekspozitën e Importit njoftoi synimin e Kinës për ta çuar hapjen në një nivel të ri”, tha zoti Shen. Ai gjithashtu theksoi se “Raporti i bërjes së biznesit 2019” i Bankës Botërore, i publikuar disa ditë më parë, tregon se, krahasuar me vitin e kaluar, Kina është ngritur 32 vende në renditjen botërore për mjedisin e biznesit. Ky është një tregues se mjedisi i ekonomisë së tregut i Kinës është gjithnjë e më tërheqës për bashkësinë ndërkombëtare.

Sicred