KRYEFAQJA » LAJME » Shembje në minierën e Martaneshit; Plagoset një minator
Ndryshon ligji: Ish të burgosurve në miniera, një vit burg do tu njihet si dy vite pune

Shembje në minierën e Martaneshit; Plagoset një minator

Një 45 vjeçar është aksidentuar gjatë paradites në minierat e Martaneshit. Minatori Avni Heta ka mbetur i dëmtuar për shkak të shembjes së një sasie shkëmbore, në thellësine 1200 metra. Nga galeria është nxjerrë nga kolegët, të cilët e kanë dërguar në spitalin e Bulqizës, ku edhe ka marrë ndihmën e parë nga bluzat e bardha. Më pas është dërguar me helikopter në spitalin e traumes në Tiranë. Menjëherë në vendngjarje ka ardhur grupi hetimor dhe po punon për shkaqet e aksidentit. Kjo është ngjarja e dytë brenda pak ditësh në miniera. Të premten, po si pasojë e shembjes së një masivi në galerinë e minierës së kromit në Kepenek të Tropojës humbi jetën 40 vjeçari Azgan Kurtpalaj.

Sicred