KRYEFAQJA » LAJME » Shembje në aksin Luz-Spille
durres, kanalet kulluese, spille, vihen ne pune, manze, plazh

Shembje në aksin Luz-Spille

Shembja e aksit rrugor Luz- Spille, ka ngritur banorët e disa fshatrave në protestë.

Veçanërisht në fshatrat Shardushk, Corum dhe Sterbeg shembjet janë tepër të medha. Asfalti është shkeputur disa centimetra nga aksi kryesor duke marre me vete edhe barrierat mbrojtese .

Si pasojë e dëmtimit, ka vështirësi qarkullimi për drejtuesit e automjeteve, ndërsa nga rreshqitjet e tokës edhe banesat kanë nisur të pësojnë çarje.

Protestuesit kerkojne nderhyrjen e strukturave pergjegjëse për riparimin e rrugës, duke qënë se nis edhe sezoni turistik.

Ky aks rrugor është 14 km i gjatë dhe nëpër të shtrihen rreth 13 fshatra me 11 mijë banorë.

Për herë të parë rruga është asfaltuar në 2010, ndërsa rrëshqitjet kanë nisur prej pesë vitesh.  Ky është aks nacional, dhe përveç lidhjes që krijohet midis banorëve të zonës, rruga shërben për të shkuar në plazhin e Spillesë, zonë turistike më të pëlqyerat në bregdetin Adriatik.

Sicred