KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shembet Bursa e Xhakartës, 72 të plagosur
Shembet Bursa e Xhakartës, 72 të plagosur

Shembet Bursa e Xhakartës, 72 të plagosur

Shembja e tavanit të një kati të ndërmjetëm të Bursës së Xhakartës ka shkaktuar plagosjen e dhjetëra personave të ndodhur aty. Plot 72 vetë u lënduan sipas policisë dhe janë duke marrë trajtime në 3 spitale të ndryshme të kryeqytetit indonezian. Forcat e rendit janë përpjekur t’i largojnë gazetarët nga vendi ku ndodhi shembja. Edhe pse sqaruan se ka nisur menjëherë një hetim, i cili do të zbardhë arsyet e incidentit, autoritetet deklaruan që në fillim se nuk bëhet fjalë për një akt terrorist. Rrëzimi ndodhi gjatë pushimit të drekës, e kjo bëri që ndërtesa të ishte më pak e populluar sesa zakonisht, megjithatë brenda saj ndodheshin ende me qindra vetë. Bursa e Xhakartës është një godinë e madhe me dy kulla dhe një lob të gjerë, ku dyshemeja është prej mermeri.

Sicred