KRYEFAQJA » LAJME » Shehu: Trajnimet e bluzave të bardha shpesh fiktive

Shehu: Trajnimet e bluzave të bardha shpesh fiktive

Pas mjekëve , stomatologëve dhe farmacistëve , prej një viti edhe infermierët i janë nënshtruar detyrimit ligjor për çertfikimin e njohurive të tyre. Drejtuesja e qendrës kombëtare të edukimit në vashdim Entela Shehu thotë se kjo kategori profesionistësh ka shfaqur edhe nevojat më të mëdha në drejtim të formimit të vashdueshëm profesional krahasuar me kategoritë e tjera. “Për shkak të formimit të ndryshëm mes kategorive të ndryshme të infermierëve sepse kemi infermierë që kanë mbaruar universitetin, kemi infermierë që janë me shkolla të mesme por që kanë një eksperiencë të madhe në punë kështu që edukimi në vazhdim për ktë kategori është shumë i rëndësishëm sepse tenton të plotësoje edhe ato boshllëqe që mund të jenë në formimin bazë”. Ndonëse konferencat dhe trajnimet për profesionistët në shëndetësi janë rritur me 33%, znj. Shehu sqaron se rëndësi ka cilësia e tyre dhe jo sasia. Në bazë të monitorimeve të shtuara nga kjo qëndër vihen re abuzime nga ana e atyre që i organizojnë këto aktivitete. Për fat të keq ka patur organizues aktivtetesh që kanë tentuar të sjellin lista me një numër më të madh pjesmarrësish se sa kapacitet që ofron salla ku është kryer aktiviteti. Qëndra sigurisht ka refuzuar të rregjistrojë kreditet në situata të tilla dhe ka marrë edhe masa ndaj ofruesve deri në pezullim të aktivitetit të ofruesit për një periudhë disa mujore”. Më shumë se gjysma e mjekëve , shumica e farmacistëve dhe një pjesë e konsiderueshme e stomatologëve e kanë përmbushur detyrimin minimal vjetor të krediteve të edukimit në vashdim gjatë 2016-ës .

Sicred