KRYEFAQJA » LAJME » Shehi kualifikon “Skënderbeun”
Shehi kualifikon "Skënderbeun"

Shehi kualifikon “Skënderbeun”

Orges Shehi është heroi i ditës, pasi duke pritur penalltinë e katërt të çekëve, e çoi Skënderbeun në fazën “play-off” të Europa League. Takimi i rregullt i luajtur mbrëmjen e së enjtes në “Elbasan Arena” përfundoi 2-1 për korçarët. Fillimisht ishin çekët që me anë të Janosh në minutën e 18 kaluan në avantazh. Por në fillim të pjesës së dytë Lilaj barazoi me penallti duke shtuar shpresat. Vetëm 7 minuta para përfundimit Plaku ngriti në këmbë tifozerinë korçare duke shënuar dhe ngritur rezultatin në 2-1.
Ndeshja në Çeki kishte përfunduar 2-1 për Mllada e Boleslav, ndaj takimi në “Elbasan Arena” vazhdoi edhe 30 minuta, për t’ja lënë më pas vendin goditjes së 11 metërshave. Korçarët ishin shumë të saktë dhe shënuan katër herë, ndërsa çekët gabuan dy herë. Çasti më emocionues ishte kur Shehi priti në mënyë spektakolare penalltinë e katërt duke bërë që stadiumi të shpërthente nga gëzimit. I gjithë takimi u soll drejtëprdrejtë nga rrjeti i RTSH.