KRYEFAQJA » LAJME » Shehi: I gatshëm edhe për skenarin e djegieve të mandatëve

Shehi: I gatshëm edhe për skenarin e djegieve të mandatëve

Edhe pse ende nuk ka një vendim përfundimtarë, nëse Opozita do t’i japë apo jo fund bojkotit parlamentarë, nëse shqyrtohet nisma e saj për Vettingun në Politikë, ligjëvënësit e saj janë të gatshëm të shkojnë dhe në skenarin e djegies së mandatëve, si një reagim radiakal ndaj situatës së vendit.

Ndërkohë, që bojkoti ka nisur në muajin korrik, çka dikton mesin e janarit si kohën e mbarimit të mandateve të deputetëve të Opozitës, presioni i faktorit ndërkombëtarë, vijon të shtohet për rikthimin e opozitës në Parlament. Për Shehin duhet kuptuar, se situata dikton reagim të fuqishëm të opozitarëve, kundrejt një shumice të lidhur me krimin dhe që ka kthyer në sistem korrupsionin.

Vettingu në polikë, për Shehin, është një mision i rëndësishëm në funksion të zgjedhjeve të ardhshme, ku më të afërtat janë ato vendoret.

Sicred