KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shefja e FMN-së Lagarde shpallet fajtore

Shefja e FMN-së Lagarde shpallet fajtore

Shefja e FMN Christine Lagarde është shpallur fajtore nga një gjykatë në Francë ku akuzohet për neglizhencë gjatë kohës që ishte ministre e financës në vitin 2008. Lagarde, e cila ka filluar mandatin e saj të dytë pesë-vjeçar në shkurt, nuk do të përballet me qelinë, konfirmoi gjyqtari. Gjatë kësaj kohe kur ishte në krye të Ministrisë së Financave në Francë, Lagarde aprovoi një shumë prej 404 mln euro për një biznesmen për shitjen e diskutueshme të firmës së drejtuar prej tij. Vitin e kaluar, një gjykatë franceze vendosi se Tapie nuk e kishte të drejtën e kompensimit dhe se duhej të rikthente shumën prej 404 milionë eurosh. Lagarde miratoi pagesa për biznesmenin Bernard Tapie, që ishte një mik i presidentit të atëhershëm Nicolas Sarkozy, pagesë që kryhej nga fondet publike. Ajo u shpall fajtore për keqpërdorim të fondeve publike. Lagarde nuk ishte e pranishme në sallë kur u mor vendimi. Por skandali ka lënë në hije punën e saj në krye të FMN ku ajo u emërua në vitin 2011, pasi paraadhësi i saj  Dominique Strauss-Kahn dha dorëheqjen kur ai u akuzua se kishte abuzuar seksualisht me një vajzë në një hotel në New York .

Sicred