KRYEFAQJA » LAJME » Shefi i urgjencës së QSUT-së sqaron transferimet në Senatorium
Shefi i urgjencës së QSUT-së sqaron transferimet në Senatorium

Shefi i urgjencës së QSUT-së sqaron transferimet në Senatorium

Një ditë pas njoftimit të transferimit të urgjencave kirurgjikale çdo të mërkurë drejt Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” në Sauk, shefi i urgjencës kirurgjikale të QSUT-së, Prof. Myzafer Kaçi ka sqaruar se ky organizim ishte i domosdoshëm për të ruajtur cilësinë e shërbimit nga fluksi ekstrem që po përjeton ky sektor. Sipas tij panvarësisht kësaj, QSUT-ja do të vazhdojë të mbajë në gatishmëri një brigadë me mjeke për klasifikimin e rasteve tepër të rëndë.  Janë rreth 140 konsulta dhe 13 operacione që përballohen çdo 24 orë në urgjencën e sëmundjeve të brendshme në QSUT. Me këtë fluks ka funksionuar deri më tani një pjesë e kësaj godine dhe stafi i mjekëve. Por duke filluar nga dita e mërkurë, pritet që gjërat të ndryshojnë. Të paktën këtë parashikon shefi i urgjencës, Profesor Kaçi, i cili transferimin e urgjencave drejt senataoriumit çdo të mërkurë e sheh si shkarkim gati të gjysmës së ngarkesës që ka aktualisht. Por kjo nuk do të thotë që QSUT të mërkurave do të jetë pushim. Një brigadë me mjekë do të asistojë në klasifikimin e rasteve për të bërë ndarjen e tyre. Prof. Kaçi thotë se urgjenca panvarësisht investimeve të fundit në infrastrukturë dhe aparatura, kanë ende shumë nevoja për të plotësuar me qëllim përballimin e fluksit nga e gjithë Shqipëria.