KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shefi i OKB: Liderja e Mianmarit duhet të kishte dhënë dorëheqjen!

Shefi i OKB: Liderja e Mianmarit duhet të kishte dhënë dorëheqjen!

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut u shpreh sot se liderja de fato e Mianmarit Ong San So Ki duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas fushatës së dhunshme ushtarake ndërmarrë ndaj minoritetit musliman të Rohinxhave vitin e shkuar. Zeid Raad al Husein tha për rrjetin BBC se fituesja e cmimit Nobel duhet të kishte zgjedhur që të kthehej në arrest shtëpie në vend që të shfajësonte ushtrinë.

– Ajo mund të mos kishte folur, ose më mirë, të dorëhiqej. Nuk ishte nevojë që të kthehej në zëdhënësen e ushtrisë. Nuk kishte nevojë të thoshte se ky ishte një ajsberg keqinformimi, – u shpre al Husein, për deklaratat e Ong San So Ki pas raportit që u publikua të hënën nga misioni faktmbledhës i OKB-së i cili rekomandon hetimin e ushtrisë së Mianmarit për genocid. Mianmari e ka konsideruar raportin si të njëashëm. Ushtria e vendit me mazhorancë budiste, gjithashtu fajësoi zonjë So Ki, për dështim në parandalimin e dhunës.

Sicred