KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA:Përgatitjet e fundit për betimin e Trump

SHBA:Përgatitjet e fundit për betimin e Trump

Në Uashington është gjithçka gati për ceremoninë e perurimit të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, ditën e premte. Fryma e tranzicionit duket në gjithë kryeqytetin, por më tepër në sheshin përpara kongresit ku do të kryhet betimi i presidentit të 45-të të SHBA-së. Prej javësh janë kryer prova të panumërta të parades dhe të betimit kurse vetë zoti Tramp ka premtuar se ceremonia do të jetë mbresëlënëse. Në kryeqytetin amerikan kanë mbërritur dhjetëra mijëra njerëz nga mbarë vendi për të ndjekur ceremoninë por krahas tyre edhe kundërshtarë që parashikojnë protesta nën moton: Nuk je presidenti im. Për këtë arsye, masat e sigurisë janë tepër të larta nëpër rrugët që të çojnë drejt Kapitolit, vendi që bëhet të premten arena më e madhe në teatrin e politikës amerikane. Rreth 5 mijë policë e pjestarë të forcave speciale janë angazhuar që gjithçka të shkoje qetë.

Sicred