KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA vendos sistemit mbrojtës antiraketë THAAD në Korenë e Jugut
SHBA vendos sistemit mbrojtës antiraketë THAAD në Korenë e Jugut

SHBA vendos sistemit mbrojtës antiraketë THAAD në Korenë e Jugut

Forcat amerikane dërguan elementët e parë të sistemit mbrojtës antiraketë THAAD në qendrën ku do të vendoset në Korenë e Jugut, një projekt destinuar për të kundërshtuar kërcënimin koreano-verior, por që ka ngjallur acarimin e Pekinit. Kjo manovër, vendosur vitin e kaluar, ndodh në një kontekst të tensioneve të forta në gadishull për çështjen e programeve bërthamore të Koresë së Veriut. Duke parë ashpërsinë e drejtuesit koreano-verior, Kim Jong-Un, i vendosur dukshëm për të pajisur vendin me raketa ndërkontinentale, Donald Trump është shprehur i gatshëm për të zgjidhur, edhe i vetëm, nëse do të jetë e nevojshme, problemin koreano-verior. Në momentin kur po lundron drejt gadishullit aeroplanmbajtësja amerikane “Carl Vinson” dhe eskorta e saj, që do të mbërrijnë në Kore deri në fund të javës, Peniani ka njoftuar për manovrat më të suksesshme të artilerisë të kryera ndonjëherë. Nga ana e tij, televizioni koreano-jugor transmetoi imazhe të mbërritjes të një numri të madh kamionësht ushtarakë që transportonin elementë të THAAD në një fushë golfi 250 kilometra në jug të Seulit.

Sicred