KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, Uragani Florens pritet të sjellë përmbytje katastrofike.

SHBA, Uragani Florens pritet të sjellë përmbytje katastrofike.

Dhjetëra mijëra banesa kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa Uragani Floresns, ka mbërritur ndërkohë në Bregun Lindor të SHBA-ve. Urgani po lëviz drejt tokës me erëra që kapin shpejtësinë e 150 kilometrave në orë. Pavarësisht se humbi fuqinë duke u kthyer në një uragan të kategorisë 1 kur iu afrua dy Karolinave,  zyrtarët paralajmërojnë se Florens vijon të përbëjë rrezik dhe mund të shkaktojë viktima pasi rrezikon të sjellë përmbytje katastrofike. Më shumë se 1 milionë persona janë evakuar nga zonat ku dukuria natyrore pritet të kalojë. Dhjetra mijëra persona janë strehuar në godinat emergjence. Guvernatori i Karolinës së Veriut, ku florens pritet të kalojë mbrëmjen e së premtes u shpreh se t’i mbijetosh këtij uragani do të thotë të vësh në provë sensin e përbashkët, punën në skuadër dhe durimin. Ndërkohë, shërbimi kombëtar i motit bëri të ditur se në dy deri në tre ditët e ardhshme, në Karolinën e Veriut pritet të bjerë sasia e rreshjeve të tetë muajve.