KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, uragani Florenc po i afrohet Bregut Lindor

SHBA, uragani Florenc po i afrohet Bregut Lindor

Uragani i fuqishëm Florens po i afrohet Bregut Lindor të SHBA-ve, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e rreth 1 milionë personave që banojnë apo punojnë në zonat ku pritet të kalojë stuhia ekstremisht e rrezikshme. – Kjo ështe dhe nga stuhitë më të forta dhe më të këqia që do të godasë Bregun Lindor në gjithë këto vite. Ju lutem, përgatituni, jini të kujdesshëm dhe sigurohuni që të jeni të sigurtë, – u shpreh Presdienti Donald Tramp në Tuiter, i cili gjithashtu bëri të ditur se kishte folur me guvernatorët e shteteve të kërcënuara, të cilëve u ofroi ndihmën e qeverisë federale. Guvernatori i Karolinës së Jugut urdhëroi evakuimin e një milionë banorëve në bregun perëndimor të këtij shteti, ku Florense pritet të zbarkojë këtë të entjte.  Shkollat u mbyllën ktë të martë në 26 nga 46 kontetë e këtij shteti. Ndërkohë evakuime janë urdhëruar edhe në Karolinën e Veriut, ndërsa në Virxhinia është deklaruar gjendje emergjence. Uragani Florens pritet të sjellë edhe përmbytje katastrofike dhe mund të bëhet dhe një nga stuhitë më të forta që kanë goditur rajonin gjatë dekadave të fundit.  Sipas njoftimit më të fundit nga Qendra Kombëtare e Uraganëve, Florense pritet të fuqizohet më shumë gjatë 36 orëve të ardhshme, dhe të kthehet të enjten në një uragan esktremisht të rrezikshëm. Aktualisht ajo është një uragan i kategorisë 4 me erëra që shkojnë në 220 kilometra në orë. Megjensin e kësaj të marteje, Florens ndodhej rreth 465 milje në juglindje të Bermudas, dhe deri ditën e nesërme pritet të kalojë mes Bermudas dhe Bahamas për të mbërritur në bregun e Karolinës së Veriut mbrëmjen e së enjtes.

Sicred