KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA ul statusin diplomatik të Bashkimit Europian
SHBA ul statusin diplomatik të Bashkimit Europian

SHBA ul statusin diplomatik të Bashkimit Europian

Bashkimi Europian ka bërë të ditur se qeveria amerikane ka ndryshuar statusin diplomatik të bllokut në Uashington, duke e ulur atë. Administrata Tramp nuk e ka njoftuar Brukselin për ëktë ndryshim, ndërkohë që zëdhënësja e Bashkimit europian Maja Kocijancic ka bwrë të ditur se BE ka kërkuar sqarime nga Shba për këtë lëvizje. – Kuptojmë që ka patur një ndryshim së fundmi për mënyrën se si zbatohet lista e precedencës diplomatike nga Protokolli I Shteteve të Bashkuara. Po diskutojmë me shërbimin përkatës në administratën amierkane. Nuk jemi njoftuar për ndryshimet. Presim që të zbatohet praktika e vendosur vite më parë, – tha Kocijancic, duke theksuar se BE dhe SHBA mbeten partnerë dhe miq. Më parë, ka qenë praktikë e SHBA-të ta trajtojnë delegacionin e BE-së dhe ambasadorin europian si të një vendi, por vitin e shkuar statusi diplomatik I misionit është ulur në atë të një organizate ndërkombëtare. Ndryshimi vjen mes tensioneve të përshkallëzuara tregtare ëpr shkak të tarifës prej 20 përqind që Administrata tramp ka vendosur ndaj të gjitha makinave që importohen nga BE.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com