KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA: Trump do takohet me Erdogan

SHBA: Trump do takohet me Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, takon sot në Uashington presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Erdogan tha se vizita e tij në SHBA mund të shënojë një “fillim të ri” në marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s, të cilat janë lëkundur me vendimin e SHBA-së për të armatosur forcat kurde në Siri. Ankaraja konsideron se kurdët në Siri kanë lidhje më Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, grup i shpallur terrorist, i cili ka luftuar forcat turke me dekada. Erdogan, i cili ka pasur marrëdhënie të tensionuara me ish-presidentin amerikan, Barak Obama, tha se takimi me Trumpin mund të jetë vendimtar.

Sicred