KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA: Tornadot shkaktojnë dhjetëra viktima

SHBA: Tornadot shkaktojnë dhjetëra viktima

Moti i keq i shoqëruar me disa tornado shkaktoi gjatë natës të paktën 14 të vdekur në jug dhe në qendër të Shteteve të Bashkuara. Si pasojë e erës së fortë u shkatërruan shumë shtëpi, makina, si dhe u thyen pemë e shtylla elektrike. Në Teksas, shërbimi Kombëtar Meteorologjik numëroi të paktën katër tornado të shoqëruara edhe me reshje të dendura shiu. Në qytetin Canton, moti i keq shënoi katër të vdekur. Në Arkansas u raportuan pesë viktima, njoftuan shërbimet e emergjencës ndërsa dy të vdekur u konfirmuan në Misisipi, përfshirë një fëmijë. Reshjet e shumta të shiut shkaktuan dy viktima në Misuri ndërsa numri i të plagosurve për shkak të motit të keq është rreth 50.

Sicred