KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, thirrje sauditëve për armëpushim në Jemen

SHBA, thirrje sauditëve për armëpushim në Jemen

Shtetet e bashkuara të amerikës u kanë bërë thirrje palëve të përfshira në konfliktin e Jemenit, ku lufta trevjecare civile ka shkaktuar një nga krizat më të rënda humanitare në botë, që t’i japin fund menjëherë armiqësive mes tyre. Sekretari i mbrojtjes Xhejms Mattis tha që brenda 30 ditësh, të gjitha palët duhet të marrin pjesë në bisedimet e drejtuara ng OKB. Ndërkohë, Sekretari i shtetit Majk Pompeo i ka kërkuar koalicionit të drejtuar nga sauditët që luftojnë lëvizjen e rebelëve Huthi që t’i japë fund sulmeve ajrore të ndërmarra ndaj zonave të popullara. Shba-të po përballen me një presion në rritje për t’i dhënë fund mbështetjes që ato i japin këtij koalicioni.

Ekspertët e OKB-së për të drejtat e njeriut thonë se forcat e koaliciont saudit mund të kenë kryer krime lufte në Jemen. Orgtanizatat humanitare kanë bërë të ditur se bllokada e pjesshme që ky koalicion ka ngritur ndaj jemenit ka çuar që rreth 14 milionë njerëz atje të jenë shumë pranë skamjes totale. Jemeni është shkatërruar nga një konflikt që u përshkallëzua në fillim të vitit 2015, atëherë ku rebelët Huthi morrën nën kontroll pjesën perëndimore të vendit, dhe detyruan presidentin Abdrabuh Mansur Hadi që të largohej jashtë shteti. Të alarmuar nga ngritja e këtij grupi që e shohin si aleat të Iranit, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia saudite dhe shtatë shtete të tjera arabe ndërhynë duke u përpjekur të rikthenin qeverinë e Hadit. Ky koalicion është mbështetur nga ana logjistike dhe ajo e inteligjencës nga SHBAtë, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

Sicred