KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit
SHBA, tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit

SHBA, tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të aplikojnë tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit që vijnë nga aleatët e tyre në Europë dhe në Amerikën e Veriut. Tarifat për çelikun që importohet nga vendet e Bashkimit Europian, Meksika dhe Kanadaja do të jenë 25 përqind dhe ato për importet e aluminit do të jenë 10 përqind. Kjo u noftua nga sekretari amerikan i tregtisë, Wilbur Ross, i cili ndodhej në Paris ku zhvilloi negociata me liderët europianë të cilët u përpoqën t’i shmangen tarifave. Zoti Ross tha se bisedimet nuk shënuan progres të mjaftueshëm për të anulluar tarifat për Europën, Kanadanë apo Meksikën. Lëvizja shkakktoi reagimin e Meksikës dhe BE-së të cilat u zotuan për kundërpërgjigje. Britania e Madhe u shpreh se ishte shumë e zhgënjyer nga vendimi amerikan, i cili erdhi pas javësh negoicatash. Komisionerja europiane për tregtinw Cecilia Malmstrom tha se e sotmja ishte një ditë e keqe për tregtinë botërore, ndërsa presidenti i komisionit europian Zhon Klod Junker tha se lëvizja ishte e papranueshme. Bashkimi Europian nuk ka zgjidhje tjetër përvecse ta cojë cështjen para Organizatës Botërore të Tregtisë dhe dhe të vendosë taksa ndaj importeve amerikane. Në muajin mars të këtij viti, Presidenti Donald Tramp bëri të ditur se do të taksohej celiku dhe alumini i huaj. Ai argumentoi se furnizimi i tepruar me celik dhe alumin që vinte nga Kina kërcënonte prodhuesit amerikanë të këtyre metaleve. SHBA-të bënë përjashtim të përkohshëm deri në datën 1 qershor për BE-në, Kanadanë dhe Meksikën, për t’u dhënë kohë negociatave mes tyre.

Sicred