KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, tarifa doganore për lavatriçet dhe panelet diellore të importuara

SHBA, tarifa doganore për lavatriçet dhe panelet diellore të importuara

SHBA ka miratuar tarifa kontroverse për lavatriçet dhe panelet diellore të importuara. Kjo lëvizje është në një linjë me politikën tregtare të presidentit Donald Trump “Amerika e Para”, e cila ka për qëllim të mbrojë prodhuesit lokalë nga konkurrenca e jashtme. Një zëdhënës tha se administrate “gjithmonë do të mbrojë punëtorët amerikanë, fermerët dhe biznesmenët”. Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara paralajmëruan se veprime të kësaj natyre për tregtinë do të ketë përsëri në vijim. Vetë Trump ka përmendur këto aksione që prej marrjes së detyrës. Në fjalimin e inagurimit para një viti, ai premtoi të mbrojë kufinjtë amerikanë nga vende që prodhojnë produktet që konsumohen në SHBA dhe akuzoi disa shtete se kanë joshur kompanitë amerikane dhe kanë vjedhur vendet e punës. Por Kina dhe Koreja e Jugut, prodhuesit e të cilëve do të preken më së shumti, kritikuan këtë vendim. Qeveria e Seulit do të dërgojë në Organizatën botërore të tregëtisë një peticion kundër taksave të vendosura nga SHBA. Notë proteste ka ardhur edhe nga Kina, që shpreh zhgënjim të fortë kundër vendimit të Trump. Një zyrtar i qeverisë së Pekinit e cilësoi këtë zhvillim si një abuzim. Ndërkohë, gjigandët e teknologjisë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre. “Samsung” e cilëson vendimin e Trump një humbje të madhe për konsumatorët dhe punonjësit amerikan, duke rikujtuar se ka punësuar mbi 600 persona në impjantin e saj në Karolinën e Jugut. Në të njëjtën linjë është vendosur dhe “LG”. Kjo kompani po vendos në pikëpyetje ndërtimin e një impjanti për prodhimin e lavatriçeve në Tenesi.

Sicred