KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, shtyhet parada e Ditës së Veteranëve

SHBA, shtyhet parada e Ditës së Veteranëve

Planet e presidentit amerikan Donald Tramp për zhvillimin e një parade ushtarake në Ditën e Veteranëve në rrugët e Uashington DC janë shtyrë të paktën deri në vitin 2019. Presidenti amerikan u impresionua nga parada e Ditës së Bastijës, që ai e ndoqi gjatë një vizitë që zhvilloi në Francë vitin e shkuar dhe u shpreh pas kësaj se një paradë e ngjashme do të zhvillohej në vendin e tij. Por shifrat e publikuara dje sugjeruan që ky aktivitet mund të kushtojë rreth 90 milionë dollarë, tre herë më shumë se sa u vlerësua fillimisht. Një zëdhënës i Pentagonit bëri të ditur në një deklaratë për mediat se Departamenti i Mbrojtjes dhe Shtëpia e Bardhë kishin rënë dakord të shqyrtonin dhe eksploronin mundësitë në vitin 2019. Kur Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të kërkonte zhvillimin e paradës në muajin Shkurt, drejtori I buxhetit të paradës paraqiti një preventim mes 10 milion dhe 30 milionë dollarëve. Por së fundmi është arritur në përfundimin se parada do të kushtonte 92 milionë dollarë. Paradat ushtarake janë të rralla në SHBA dhe ato zakonisht zhvillohen për të festuar fitoren në përfundim të ndonjë lufte, siç ishte ajo e vitit 1991, që shënoi fundin e fushatës për largimin e trupave të Sadam Huseinit nga Kuvajti.

Sicred