KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA shprehet për të ndihmuar ekonominë e Koresë së Veriut

SHBA shprehet për të ndihmuar ekonominë e Koresë së Veriut

Amerika do të ndihmojë në rindërtimin e ekonomisë së Koresë së Veriut, nëse kjo e fundit bie dakord të heqë dorë nga armët e saj bërthamore. Kjo u deklarua nga sekretari amerikan i Shtetit Majk Pompeo, sipas të cilit SHBA-të do të jenë të përgatitura të punojnë me Korenë e Veriut në mënyrë që ajo të arrijë begatinë e Koresë së Jugut. – Nëse kryetri Kim zgjedh rrugën e duhur, e ardhmja për popullin koreano verior do të jetë e paqtë dhe e begatë, – tha ai pas takimit që zhvilloi dje në Uashington me homologun e tijn të Koresë së Jugut, Kang Kyung-ëha. Zoti Pompeo i kërkoi Penianit të ndërmarrë sa më shpejt veprimin e guximshmë për t’u denuklearizuar. Por gjithashtu theksoi se i gjithë procesi do të kishte nevojë për një program verifikimi nga SHBA-të dhe kombet e tjera. I sapokthyer nga Peniani, ku bisedoi me liderin Kim Jong-un, sekretari amerikan i shtetit u shpreh për gazetarët se bisedimet kishin shkuar mirë. Gjatë vizitës së tij atje, regjimi i vendit komunist, liroi tre shtetas amerikanë që mbaheshin të ndaluar në kampet e punës. Zoti Kim dhe Presidenti amerikan Donald Tramp do të takohen në Singapor në datën 12 qershor. Dy liderët, të cilët më parë kanë shkëmbyer fyerje dhe kërcënime, bënë të ditura detajet e samitti mes tyre pas bisedimeve historike që u mbajtën në muajin prill mes dy Koreve.

Sicred