KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA shpall liderin e “Hamas” si terrorist
SHBA shpall liderin e "Hamas" si terrorist

SHBA shpall liderin e “Hamas” si terrorist

SHBA e kanë shpallur liderin politik të Lëvizjes Islamike Palestineze “Hamas” si terrorist dhe kanë vendosur sanksione ndaj tij. Departamenti i Shtetit bëri të ditur se Ismail Haniyeh kishte lidhje të ngushta me krahun ushtarak të Hamasit dhe kishte qenë një propozues i luftimeve të armatosura, përfshi edhe ato ndaj civilëve. Lëvizja “Hamas” e cila dominon Rripin e Gazës, është shpallur ndërkohë si grup terrorist nga SHBA-të, Izraeli, BE-ja dhe Britania e Madhe.
Nga ana e saj Lëvizja “Hamas” u shpreh dje se futja e zotit Hanija në listën e zezë ishte e pavlerë. Një deklaratë e publikuar nga grupi theksoi se vendimi i fundit i SHBA-ve nuk do t’i dekurajonte ata nga rezistenca dhe kundërshtimi i pushtimit izraelit.
Që nga viti 2008, “Hamasi” ka zhvilluar tre luftra me Izraelin dhe mbahet përgjegjës për vrajsen e 17 shtetasve amerikanë. Departamenti i Shtetit gjithashtu shpalli si subjekte terroriste edhe tre grupe militante, që janë “Harakat al-Sabiriin”, një grup i mbështetur nga Irani dhe që vepron në Gaza dhe Bregun Perëndimor, “Liua al-Thaura”, një grup aktiv në provincat Kaliubia dhe Menufia të Egjiptit, si dhe “HASM”, një grup tjetër që vepron po në Egjipt.

Sicred