KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA: Shkarkohet nga detyra drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë

SHBA: Shkarkohet nga detyra drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë

Entoni Skaramuci nuk do të jetë me drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, pasi presidenti Tramp ka firmosur shkarkimin e tij vetëm 10 ditë pasi ai ishte emëruar në këtë detyrë. Caktimi i Skaramucit në Shtëpinë e Bardhë shkaktoi shumë polemika. Vetë shefi i kabinetit Rajns Pribës dhe zedhënësi Shon Spajser dhanë dorëheqjen pas emërimit të tij. Vetëm pas një jave në detyrë, Skaramuci sulmoi verbalisht zotin Pribës, duke e quajtur atë skizofren paranojak, ndërsa po bisedonte me një gazetar. Biles gjatë së njëjtës bisedë, Skaramuci gjithashtu ofendoi kryestrategun Stiv Benon me fjalor vullgar. Më pas, ai shprehu ndjesë për gjuhën “gjithë ngjyra” sic e cilësoi ai fjalorin e përdorur, por dëmi ishtë bërë ndërkohë. Vendimi për shkarkimin e Skaramucit u mor nga shefi i ri i kabinetit, Xhon Kelli, i cili u betua ditën e hënë në këtë detyrë. Zëdhënësja e presidentit Tramp. Sarah Sendërs u shpreh në një konferencë për shtyp se edhe presidenti ishte i pakënaqur me performancën e Skaramucit ndërsa mendonte se komentet e tij me gazetarin ishin shumë të papërshtashme për një person në një pozicion të tillë. Ajo gjithashtu sqaroi se zoti Skaramuci nuk do të kryente ndonjë funksion tjetër në shtëpinë e bardhë.

Sicred