KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, Sanksione të reja ndaj Rusisë

SHBA, Sanksione të reja ndaj Rusisë

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka votuar për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, pavarësisht se Presidenti Trump kundërshtoi legjislacionin. Zyrtarët e lartë do të synojnë hakmarrjen për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA në 2016. Projektligji ka të ngjarë të shuaje shpresat e Presidentit Trump për përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë. Ky projektligj duhet të kaloje përmes Senatit përpara se të dërgohen tek presidenti për t’u nënshkruar dhe Shtëpia e Bardhë deklaron se Trump nuk ka vendosur ende nëse ai do të vërë veten mbi ligjin apo jo. Marrëdhëniet e Rusisë me presidentin amerikan në gjashtë muajt e tij në detyrë, kanë qënë të acaruar për shkak të akuzave që Moska ka ndërhyrë për të ndihmuar Trump të zgjidhej president. Trump ka shtuar gjithashtu presion ndaj avokatit të tij të përgjithshëm mbi hetimin e Rusisë. Ai ka etiketuar publikisht Jeff Sessions “të dobët” dhe tha se ishte “i zhgënjyer” në vendimin e z.Sessions për të hequr dorë nga hetimi. Dhoma e Përfaqësuesve votoi në masë dërrmuese për të mbështetur masat, të cilat gjithashtu do të diskutojnë sanksione të reja kundër Koresë së Veriut dhe Iranit mbi testet e raketave balistike. Projektligji, u përshkrua nga kryetari i dhomës Paul Ryan si një paketë sanksionesh që “shtrëngon kundërshtarët tanë më të rrezikshëm në mënyrë që t’i mbaje amerikanët të sigurt”. Sanksionet e planifikuara për Rusinë u hartuan pjesërisht për të ndëshkuar edhe aneksimin e Krimesë në vitin 2014.

Sicred