KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, sanksione të reja ndaj Rusisë
SHBA, sanksione të reja ndaj Rusisë

SHBA, sanksione të reja ndaj Rusisë

Administrata e presidentit Donald Trump ka vendosur sanksione të reja ndaj një sërë organizatash dhe individësh rusë, në “hakmarrje” të ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe sulmeve kibernetike. Ky përbën hapin më domethënës të ndërmarrë ndaj Moskës qëkur Trump mori çelësat e Shtëpisë së Bardhë. Sanksionet amerikane shënjestrojnë të njëjtat organizata ruse dhe operativë rusë të identifikuar nga prokurori special Robert Muller në aktakuzën që përvijoi një përpjekje të guximshme për të përhapur informacione dezinformuese dhe propagandistike për të dëmtuar demokracinë amerikane dhe për të ndikuar votën në favor të ish-kandidatit republikan Trump. Sanksionet që prekin 5 organizata ruse dhe 19 individë iu ndalojnë atyre udhëtimet në Shtetet e Bashkuara, iu ngrin asetet në tokën amerikane dhe ndalojnë bizneset e individët amerikanë që të kenë marrëdhënie biznesi me ata.

Sicred