KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA sanksione shtesë kundër ushtrisë së Mianmarit

SHBA sanksione shtesë kundër ushtrisë së Mianmarit

SHBA-të do të tërheqin asistencën ushtarake nga Mianmari, për shkak të mënyrës sesi ai vend trajton muslimanët Rohixha në krahinën e Arakanit. Departamenti i shtetit bëri të ditor se kishte hequr gjithashtu lehtësirat e udhëtimit për zyrtarët ushtarakë të Mianmarit, dhe se po konsideronte vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj atij vendi. Sipas OKB-së, rreth 1 milionë Rohinxha janë larguar nga Mianmari për në Bangladesh për shkak të dhunës dhe represionit me të cilat përballen në vendlindjen e tyre. – Është e domosdoshme që autorët e krimeve të përgjigjen për veprat e tyre, – u shpreh departamenti i shtetit, duke shprehur shqetësimin e madh për ngjarjet e fundit në Arakan si dhe për abuzimet dhe dhunën me të cilat janë përballur rohinxhat dhe komunitetet e tjera në atë vend. Sekretari amerikan i shtetit është shprehur më parë se vendi i tij bënte përgjegjës lidershipin e ushtrisë së Mianmarit për dhunën e ushtruar ndaj rohinxhave, dhe se SHBA-të ishin jashtëzakonisht të shqetësuara nga situata. – Bota nuk mund të bëjë sehir përballë mizoreve që janë raportuar në atë rajon, – tha Tillerson gjatë një fjale të mbajtur në qendrën për studime strategjike dhe ndërkombëtare në Uashington. Kombet e Bashkuara e kanë quajtur dhunën e ushtruar në Arakan të Mianmarit si një shembull të spastrimit etnik që duhet shkruar në librat shkollorë.