KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA sanksione Iranit

SHBA sanksione Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione ndaj 6 njerëzve dhe tre kompanive që kanë lidhje me Gardën Revolucionare Iraniane. Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Menushën tha se masat ndëshkuese shënjestrojnë ata që kanë kanalizuar miliona dollarë tek Garda Revolucionare për të financuar aktivitetet e saj të liga. Sipas Muneshën, Banka Qendrore Iraniane e ka ndihmuar gardën që të sigurojë dollarë amerikanë për operacionet e saj. Kryefinancieri i SHBA tha se individët e shënjestruar nga sanksionet ishin iranianë. Sanksionet më të fundit vijnë pasi Donald Trump tërhoqi SHBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe premtoi rikthimin e masave shtrënguese ndaj republikës islamike. Sanksionet e ndërmarra në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe ndalojnë çdo amerikan apo kompani amerikane që të bëjnë biznes me ata që janë objekti i masave. Muneshën tha se SHBA do të bëjë gjithçka që mundet për të ndërprerë financat dhe burimet e Gardës Revolucionare Iraniane dhe operacionet e saj terroriste. Por Franca e ka cilesuar si “të papranueshme” lëvizjen e fundit të Shteteve të Bashkuara për rikthimin e sanksioneve ndaj kompanive që zhvillojnë tregti me Iranin. Ministri i Jashtëm francez, tha se kompanisë europiane nuk duhet të paguajnë për vendimet e Amerikës. SHBA njoftuan se firmat perëndimore kanë 6 muaj kohë për të ndalur bizneset dhe nuk mund të nënshkruajnë kontrata të reja, përndryshe do të përballen me sanksione. Franca, Britania dhe Gjermania kanë thënë bashkërisht se do të vazhdojnë të punojnë me Iranin, në përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen.

Sicred