KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, rritet fuqia e Uraganit Harvei
SHBA, rritet fuqia e Uraganit Harvei

SHBA, rritet fuqia e Uraganit Harvei

Fuqia e Uraganit Harvei u intensifikua mëngjesin e së premtes, duke u kthyer në uraganin më të madh që ka goditur SHBA-të kontinentale në 12 vitet e fundit. Përgjatë bregut të gjirit priten përmbytje  vdekjeprurëse. Urganani Harvey u kthye në një stuhi të kategorisë 2 me erërëa me shpejtësi më të madhe se 169 kilometra në orë ndërsa lëvizi drejt veriperëndimit, rreth 355 kilometra larg Korpus Kristi në Teksas. Më shumë se 97 centimetra shi priten në pjesë të ndryshme të Teksasit dhe nivelet e detit pritet të kalojnë 3.7 metra. Paralajmërime për përmbytje janë dhënë edhe në Luizjana dhe Meksikën e veriut. Afrimi i stuhisë çoi në evakuime dhe mbylljen e shkollave në komunitete në bregun jugor të Teksasit, ku banojnë rreth 5.8 milionë persona. Kompanitë e naftës kanë mbyllur rafineritë në breg, si dhe kanë lëvizur punëtorët e platformave detare të naftës në Gjirin e Meksikës, ndërkohë që janë ndërprerë të gjitha shpimet për naftë në jug të Teksasit. Luizjana dhe Teksasi kanë deklaruar gjendjen e katastrofës, duke autorizuar kështu përdorimin e burimeve shtetërore për masat për përballimin e stuhisë. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se i vënë në dijeni për këtë situatë, presidenti Tramp është gati të japë çdo burim të nevojshëm për përballimin e stuhisë.

Sicred