KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, RRETH 800 PRODUKTE KINEZE DO TË TATOHEN NË MASËN 25%

SHBA, RRETH 800 PRODUKTE KINEZE DO TË TATOHEN NË MASËN 25%

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi dje vendosjen e tarifave prej 25 përqind ndaj rreth 800 produkteve kineze që kapin shifrën e 34 miliardë dollarëve, duke akuzuar Pekinin për vjedhje të pronës intelektuale. Zbatimi I këtyre tarifave,  fillon në datën 6 korrik.  Në përmbushje të premtimit që kishte bërë për të mbrojtur pronën intelektuale amerikane nga vjedhja, Presidenti Tramp  paralajmëroi se do të vendoste tarifa shtesë nëse Kina kundërpërgjigjej me masa hakmarrëse ndaj mallrave dhe shërbimeve amerikane. Raundi i dytë, me një vlerë prej 16 miliardë dollarësh për 284 mallra që importohen nga Kina, që do ta çonin totalin në 50 miliardë dollarë, pritet t’i nënshtrohet një procesi shtesë shqyrtimi dhe diskutimi publik. “Shtetet e Bashkuara nuk mund të tolerojnë humbjen e teknologjisë dhe pronës intelektuale përmes praktikave të padrejta ekonomike” paralajmëroi presidenti amerikan.  Sipas tij “tarifat janë thelbësore për të parandaluar transferimet e mëtejshme të padrejta të teknologjisë amerikane dhe pronës intelektuale në Kinë, gjë që do të garantojë mbrojtje për vendet e punës në Amerikë”.  Kina u përgjigj menjëherë, duke njoftuar vendosjen e tarifa “të barabarta” për produktet amerikane. “Do të fillojmë menjëherë masat e vendosjes së tarifave, në shkallë dhe forcë të barabartë” shkruhej në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë të Tregtisë

Sicred