KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA refuzon BE-në për Iranin

SHBA refuzon BE-në për Iranin

Shtetet e Bashkuara të amerikës kanë refuzuar kërkesat e nivelit të lartë që kanë ardhur nga Bashkimi Europian për të përjashtuar kompanitë europiane që veprojnë në Iran nga sanksionet që Amerika ka vendosur ndaj atijn vendi. Në një letër adresuar kombeve europiane, sekretari i shtetit Majk Pompeo u shperh se vendi i tij ka refuzuar apelin e BE-së pasi dëshiron të ushtrojë presion maksimal ndaj Iranit. Sipas Pompeos, përjashtime do të bëheshin vetëm nëse ato do të ishin në të mirë të sigurisë kombëtare të SHBA-ve. – Do të kërkojmë të sigurojmë presion të paprecendent financiar ndaj regjimit iranian, – thuhet në letrën e Pompeos e cila gjithashtu është firmosur dhe nga sekretari amerikan i thesarit. Sanksionet në fjalë u vendosën në muajin maj, pasi Presidenti Donald Tramp u tërhoq nga marrëveshja ndërkombëtare e vitit 2015 për frenimin e pogramit bërthamor të Iranit. Tërheqja e SHBA-ve nënkuptonte rikthimin e sanksioneve që ishin në fuqi para se të arrihej marrëveshja në fjalë.

Sicred