KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA: Qëllohet me armë senatori i republikanëve Stiv Skaliz

SHBA: Qëllohet me armë senatori i republikanëve Stiv Skaliz

Përfaqësuesi i dhomes së republikanëve Stiv Skaliz ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi me armë të ndodhur në një ndeshje bejsbolli në Virxhinia të SHBA. Mediat raportojnë se krahas deputetit kanë mbetur të plagosur edhe persona të tjerë mes të cilëve edhe dy agjentë policie. Policia e Uashingtonit njoftoi se po heton një “vrasje të shumëfishtë” dhe se një i dyshuar po mbahet në paraburgim. Shtëpia e Bardhë reagoi mënjeherë duke dënuar ngjarjen e rëndë. “Presidenti amerikan, Donald Trump është në dijeni për situatën në Virxhinia. Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë të prekurit”, tha sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Shon Spajser.

Sicred