KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA – Qindra gra protestojnë në Senat kundër ndarjes së familjeve të migrantëve

SHBA – Qindra gra protestojnë në Senat kundër ndarjes së familjeve të migrantëve

Rreth 600 protestues, shumica gra, mësynë në ndërtesën e Senatit amerikan për të protestuar kundër ndarjeve të familjeve të migrantëve dhe dërgimit të tyre në qendra të paraburgimit, përpara se të arrestohen. Me mbulesa termike, të njëjta me ato që u shpërndahen fëmijëve të ndarë nga prindërit e tyre klandestinë, gratë mbanin në duar një banderolë të madhe ku ishin shënuar fjalët ‘’Familjet duhet të qëndrojnë së bashku në liri’’ në sallën e madhe të një godine zyrash ngjitur me Kongresin. Policia e Kapitolit njoftoi se ka arrestuar me akuzën ”për manifestim të paligjshëm” rreth 575 persona. Akuza u përpilua në vendngjarje, më pas të gjithë të ndaluarit, u lanë të lirë.

 

Sicred