KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, protesta kundër Trumpit: Publiko taksat federale!
SHBA, protesta kundër Trumpit: Publiko taksat federale!

SHBA, protesta kundër Trumpit: Publiko taksat federale!

Mijëra persona në mbarë Shtetet e Bashkuara kanë marshuar në protestën në “Ditën e Taksave”, me qëllim që t’i bëjnë presion, presidentit Donadl Trump të publikojë taksat e tij federale. Më 15 prill janë mbajtur protesta në dhjetëra qytete në SHBA, që përkon me afatin vjetor kur amerikanët duhet të paraqesin deklaratat e tyre tatimore në qeverinë federale. Shumica e protestave ishin paqësore, edhe pse ka pasur disa raste ku në disa protesta ka pasur grupe pro-Trumpit, të cilët janë përballur me protestuesit që kërkojnë që presidenti të publikojë taksat e tij. Në Berklej, Kaliforni, të paktën 21 persona janë arrestuar pas përleshjeve mes mbështetësve të Trumpit dhe kundërshtarëve të tij. Trump ishte kandidati i parë presidencial, që për më shumë se 40 vjet, ka refuzuar që të publikojë të ardhurat e tij gjatë fushatës zgjedhore. Asnjë kandidat presidencial nuk eshte I detyruar të publikojë taksat e tij, por kritikët thonë se kjo gjë ka lënë të kuptohet se Trump është duke fshehur diçka. Protestat e fundit, janë të një serie të protestave të organizuara nga demokratët, grupet e punës, organizatat e grave dhe grupe të tjera që kritikojnë Trumpin dhe politikat e tij.

Sicred