KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, projektligji për kujdesin shëndetësor, republikanët shtyjnë votimin

SHBA, projektligji për kujdesin shëndetësor, republikanët shtyjnë votimin

Republikanët nuk kanë arritur të shfuqizojnë ligjin për kujdesin shëndetësor të njohur si Obamacare, pavarësisht përpjekjes së fundit të bërë në seancën e Senatit. 51 senatorë përfshirë tre republikanët, John McCain, Susan Collins dhe Lisa Murkovski votuan kundër paketës së propozuar nga administrata aktuale që drejtohet nga Presidenti, Donald Trump, ndërsa 49 të tjerë mbështetën aktin zëvendësues. Lideri i Uashingtonit edhe njëherë nuk e priti mirë rezultatin në dhomën e lartë të Kongresit, duke theksuar se tre senatorët amerikanë që nuk e përkrahën paketën e tij, kanë zhgënjyer njëkohësisht popullin amerikan. Votimi i fundit në Senat u mbajt për anulimin e disa pikave të planit për kujdesin shëndetësor ‘Obamacare’, ndërsa përbën dështimin e tretë të Presidentit aktual, Donald Trump, në përpjekjet për të shfuqizuar paketën e miratuar nga paraardhësi i tij në detyrë, Barak Obama. Në këto kushte, ende nuk dihet nëse do të ketë tentativa të tjera nga ana e administratës për të miratuar aktin zëvendësues. Paketa alternative e Donald Trump është kritikuar ashpër nga një pjesë e konsiderueshme e opinionit por edhe nga ekspertët. Në bazë të një përllogaritjeje të Zyrës Buxhetore Kongresionale, mendohet se afro 16 milionë qytetarë mund të humbasin kujdesin shëndetësor brenda vitit 2026 në rast se akti i tij do të miratohet. Megjithatë, sipas Trump, Obamacare është një plan katastrofal i cili duhet të ndryshohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Sicred