KRYEFAQJA » LAJME » SHBA premton: Reforma në Drejtësi do të jetë e sukseshme pavarësisht presioneve dhe frikësimit!
SHBA premton: Reforma në Drejtësi do të jetë e sukseshme pavarësisht presioneve dhe frikësimit!

SHBA premton: Reforma në Drejtësi do të jetë e sukseshme pavarësisht presioneve dhe frikësimit!

SHBA kanë deklaruar vendosmërinë për zbatimin e suksesshëm të reformës në drejtësi në Shqipëri, pavarësisht përpjekjeve për të friksuar apo minuar proçesin. Deklarata e fortë ka dalë të premten nga ambasada amerikane në Tiranë pas polemikave dhe akuzave me tone të ashpra mes ambasadorit Lu dhe kryeprokurorit shqiptar Llalla, një ditë më parë. “Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhim përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi. Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor. Ky është një premtim” bëhet e ditur në deklaratën e lëshuar nga kjo ambasadë dhe që mban firmën e ambasadori Donald Lu.
Një ditë më parë ambasadori Lu, akuzoi kryeprokurorin Adriatik Llalla si kundërshtar i Reformës në Drejtësi. por zoti Llalla e konsideroi si sulm i hapur dhe të paprecedentë ndaj prokurorisë shqiptare.